Futboll
Vedat Muriqi, sërish asistim e gol në kampionatin turk
Vedat Muriqi ka shkëlqyer në duelin e fundit të kampionatit turk me asistim e me gol të shënuar, megjithatë, skuadra e tij humbi në shtëpi 3:2 nga Trabzonspori.
Sulmuesi shtatlartë i Kosovës në minutën e 16-të të duelit bashkëveproi me Fernando Boldrin, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë nga afërsia.
Deri në përfundim të pjesës së parë, nikoqiri pranoi tre gola, ndërsa në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 65-të, Vedat Muriqi e shfrytëzoi tani harkimin e bukur të brazilianit Boldrin dhe shënoi me kokë për mrekulli, transmeton albinfo.ch.
Muriqi sivjet me Rizesporin ka shënuar 17 gola dhe tetë asistime, ndërsa skuadra e tij e mbyll garën me 41 pikë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













