Kosova
Kosovës i shtohen edhe dy pilotë
Ushtrisë së Kosovës po i shtohen radhët me kuadro të reja oficerësh, profilesh të ndryshme, për të qenë forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me ushtritë tjera mbi bazën e standardeve të NATO-s.
Në vazhdën e sukseseve të arsimimit dhe profesionalizimit janë edhe dy oficerë të rinj, pilotët e Ushtrisë së Kosovës, nëntoger Atdhe Hasani dhe nëntoger Krenar Voca, të cilët përfunduan me rezultate të shkëlqyera shkollimin profesional për pilot helikopteri në Akademinë Ushtarake “Kara Havacilik Okulu” në Republikën e Turqisë.
Nëntoger Atdhe Hasani, me suksesin e treguar gjatë shkollimit të tij, ka arritur që të radhitet i dyti në mesin e kadetëve më të mirë të gjeneratës, transmeton kp.
Në ceremoninë e diplomimit i pranishëm ishte atasheu i FSK-së i akredituar në Turqi, kolonel Bekim Osmani, përcjell albinfo.ch.
Oficerët e rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses akademinë ushtarake për pilot, pritet që së shpejti, pas kthimit nga Turqia, të angazhohen me shërbim aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të dhënë kontribut në ngritjen e kapaciteteve ushtarake në lëmin e aviacionit.
Në bazë të marrëveshjes dypalëshe, Republika e Turqisë po vazhdon të ndihmojë në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja të FSK-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit












