Kosova

Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni”

Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër

Kandidati për kryeministër nga Democratic League of Kosovo, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga tubimi i mbajtur me mërgatën shqiptare në Cyrih, përcjell albinfo.ch.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen një numër i madh bashkatdhetarësh duke realizuar fotografi me Abdixhikun, si dhe momente përqafimesh dhe përshëndetjesh gjatë aktivitetit.

“LDK është dashni. Ju faleminderit”, ka shkruar Abdixhiku krahas videos së publikuar.

Tubimi në Cyrih u zhvillua në kuadër të takimeve të LDK-së me diasporën shqiptare në Zvicër, ku fokusi ishte te komunikimi me mërgatën dhe prezantimi i programit politik të partisë./Albinfo.ch

Video