Shkurt.ch
Zvicra ndahet në 6 zona azili
Në të gjitha, gjashtë qendrat federale të azilit, nga një për çdo zonë, do të ketë vend për rreth 5.000 azilkërkues
Në konferencën nacionale të azilit, të dytën me radhë, e cila është mbajtur më 28 mars, palët,janë marrë vesh për shumë çështje që janë në rend të ditës në këtë fushë. Ujdia kryesore që kanë arritur qeveria, kantonet dhe komunat, ka qenë ngritja e strukturave të reja të azilit dhe ndarja e Zvicrës në gjashtë zona azili.
Vendet ku do të ngrihen qendrat federale të azilit do të identifikohen qysh gjatë vitit në vijim, është thënë në konferencë.
Përveç gjashtë qendrave të procedurës që do të hapen në gjashtë zonat e përmendura, në çdo zonë do të hapen deri nga tri qendra për dëbim. Të parat do të kenë së paku nga 350 azilkërkues kurse të dytat së paku nga 250 sish.
Në nivel qendror, në kompetence të federatës do të jenë po ashtu edhe dy qendra të veçanta për azilkërkuesit që rrezikojnë rendin dhe sigurinë publike ose që përmes sjelljes së tyre kanë penguar ndjeshëm rrjedhën normale të punës në qendrat e procedurës ose në ato të dëbimit.
Në të gjitha qendrat federale së bashku do të ketë vend për rreth 5.000 azilkërkues, që është ngritje e madhe nëse e krahasojmë me 1600 sa ka tash
Duke marrë pjesë në punimet e konferencës ministrja e drejtësisë dhe policisë, Simonetta Somaruga ka folur për një “moment historik” teksa i është referuar pajtimit të realizuar.
Reforma rrënjësore dhe e madhe që është bërë në çështjen e azilit do të rezultojë me një procedurë korrekte dhe të shpejtë azili, ka hënë ajo.
Pas hapjes në fillim të këtij viti të qendrës së parë testuese në Cyrih, janë testuar për herë të parë edhe procedurat e reja të shkurtra të azilit dhe rezultatet e para janë pozitive.
“Ende nuk e kemi arritur cakun tonë por jemi në kursin e duhur dhe kemi bërë tashmë një hap të rëndësishëm”, ka hënë ministrja Sommaruga duke bërë përmbledhjen e vendimeve të marra gjatë konferencës
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër Qirinjtë, gatimi dhe fishekzjarrët i bëjnë festat festive, por edhe më të rrezikshme, paralajmëron siguruesi zviceran... -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau











