Zhvillim
Italianët rikthejnë traditën e kultivimit të duhanit në Gjilan
Kompania italiane “Teflatabaco” në bashkëpunim me atë shqiptare “Global Pellet” kanë shprehur interesim për të investuar në Gjilan në kultivimin e duhanit
Gjilani ka shanse t`i kthehet traditës së tij për kultivimin dhe përpunimin e duhanit, për të cilat është i njohur edhe në rajon. Kompania italiane “Teflatabaco” në bashkëpunim me kompaninë shqiptare “Global Pellet” kanë shprehur interesim për të investuar në Gjilan në zhvillimin e kulturës së kultivimit së duhanit.
Kështu është thënë sot gjatë takimit në mes të drejtorit të drejtorisë së Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe përfaqësuesit e kompanisë “Teflatabaco”, Antonelo Celestini, i cili shoqërohej nga përfaqësues të kompanisë shqiptare “Global Pellet”.
Gjilani njihet si komuna që e ka kultivuar në masë të konsiderueshme mbjelljen e duhanit, madje ata që kanë kultivuar kanë pasur përfitime të mira, e për t’ia kthyer namin kësaj fushe po kujdeset në mënyrë të vazhdueshme Drejtoria e Bujqësisë.
Ramadani, pasi ka falënderuar përfaqësuesit e kompanive të sipërpërmendura për interesimin për investime, ka garantuar se me gjithë kapacitetet komunale do ta përkrahin maksimalisht zhvillimin e kësaj lëmie të bujqësisë, pasi tha në këtë mënyrë se do të krijohen edhe vende të reja të punës.
“Ne jemi të interesuar që të mbillet çdo cep i tokës në Gjilan dhe përveç kulturave të tjera bujqësore, të mbillet edhe duhani. Gjilani ka traditë të kultivimit të duhanit që nga viti 1949 dhe kësaj fushe do t’ia kthejmë namin, shkruan koha.net. Unë ju falënderoj që keni vendosur të investoni në Gjilan dhe ju garantoj që e keni mbështetjen e Komunës së Gjilanit meqë zhvillimi i kësaj kulture do të krijojë shumë vende të reja të punës”, ka thënë Ramadani.
Përfaqësuesi i kompanisë italiane “Teflatabaco”, Antonelo Celestini, tha se janë të interesuar që të investojnë në mbjelljen e duhanit të llojit Virgjinia, duke thënë se do t’u sigurojë bujqve edhe mjete të punës, duke filluar nga traktorët modern dhe elemente të tjera përcjellës, ndërsa tregu i shitjes do të jetë i garantuar.
Drejtori Ramiz Ramadani ka thënë se pa problem mund të kultivohet lloji i duhanit Virgjinia në rajonin e Gjilanit, pasi kjo është bërë edhe më herët.
Drejtori i Bujqësisë dhe përfaqësuesit e kompanive “Teflatabaco” dhe “Global Pellet” janë pajtuar që sivjet të fillohet me disa dhjetëra hektarë, në mënyrë që për vitet tjera të shërbej si model për bujqit dhe t’i inkurajojë të mbillen qindra hektarë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













