Futboll
Hitzfeld: Me Shaqirin e Xhakën, Zvicra mund të përballet me këdo

Ish-trajneri i kombëtares zvicerane ka folur në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.
Zvicra ka arritur të kualifikohet në fazën e fundit të Ligës së Kombeve, ku do të ballafaqohet me kampionët e Evropës, Portugalinë.
Ekipi helvet ka disa yje që luajnë në ligat më të forta evropiane, në krye me Xherdan Shaqirin që është pjesë e Liverpoolit dhe Granit Xhakën që vesh fanellën e Arsenalit.
Ottmar Hitzfeld që dikur ka drejtuar Zvicrën, ka specifikuar disa futbollistë që do ta kenë fjalën kryesore në ndeshjen ndaj Portugalisë, pa lënë anash edhe dy shqiptarët.
“Zvicra ka në skuadër lojtarë të rinj të jashtëzakonshëm. Ata kanë disa futbollistë që kanë prejardhje nga vende të tjera, por që i japin kualitet këtij ekipi”, ka thënë Hitzfeld për Omnisport, përcjell albinfo.ch.
“Një ekip me lojtarë si Shaqiri, Xhaka, Schar, Sommer e Seferoviq, pa dyshim se mund të përballet me këdo”.
“Ata kanë mundësi të mira ndaj Portugalisë, pasi janë ndeshur disa herë me ta, ku edhe kanë ditur të fitojnë, por edhe të humbasin. E dinë se si mposhtet Portugalia dhe besoj se do t’ia dalin”, përfundoi ai.
Ndeshja mes këtyre kombëtareve zhvillohet nesër, derisa fituesi do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit Angli-Holandë.
E-Diaspora
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën Miq austriakë vizitojnë Kosovën dhe festojnë së bashku në “Folk Festival – Anamorava”...
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc
-
Aksident tragjik në St. Gallen, humb jetën një fëmijë shqiptar 4-vjeçar
-
Zvicër: Letra e hapur e një të riu shqiptar për shfrytëzimin e të rinjve në punë
Jeta në Zvicër
-
Avion i vogël bie në Liqenin e Gjenevës pranë Vevey, dy persona shpëtojnë pa lëndime Një avion turistik dyvendësh u rrëzua pasditen e së martës në ujërat e Liqenit të Gjenevës,...
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc
-
BE dhe 24 shtete, përfshirë Zvicrën, denoncojnë “urinë” në Gaza
-
Aargau ndalon telefonat celularë deri në klasën e nëntë
-
Qeveria zvicerane do pranonte ndërhyrjen e Roger Federer dhe Gianni Infantinos për uljen e tarifave amerikane