Shqipëria
Shqiptarët, në tri vendet e para të biznesit të huaj në Itali
Shumica e pronarëve të huaj të biznesit, 81%, vijnë nga jashtë BE-së, nga Kina, Rumania dhe Shqipëria, që zënë tri vendet e para, njofton faqja e njohur ekonomike thelocal.it.
”Qytetarët joitalianë përbëjnë pothuajse 15% të të gjithë sipërmarrjeve të biznesit në Itali, një rritje prej gati një të tretën që nga viti 2010. Ka rreth 447 000 sipërmarrës të huaj në Itali, sipas hulumtimit të publikuar të hënën nga Instituti i Studimeve Sociale “Censis”, shkruan The Local.
”Ky numër u rrit me 31,7 për qind mes viteve 2010 dhe 2018 dhe joitalianët përbëjnë tani 14,6 për qind të gjithë pronarëve të biznesit në Itali.
”Gjatë së njëjtës periudhë, numri i pronarëve italianë të biznesit ra me 12,2 %. Shumë emigrantë blenë firmat e dështuara italiane me çmime të volitshme gjatë recesionit në Itali”, thanë grupet e biznesit për The Local.
”Ky nuk është ndryshimi i vetëm midis dy grupeve. Të huajt që zotërojnë biznese në Itali priren të jenë më të rinj – pak më shumë se 71% janë nën 50 vjeç, krahasuar me 44% nga homologët e tyre italianë”, thuhet në shkrim, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
”Shumica e pronarëve të huaj të biznesit, 81%, vijnë nga jashtë BE-së, me Kinën, Rumaninë dhe Shqipërinë në tri vendet e para të origjinës”, shtohet në të.
Me gjithë reputacionin e keq të Italisë për burokracinë dhe pengesat e tjera, më shumë se tre të katërtat e sipërmarrësve të huaj janë të lumtur për mënyrën se si ecën biznesi i tyre.
Rreth 55% thanë se ishin pjesërisht të kënaqur dhe 21% ishin plotësisht të kënaqur.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












