Shkurt.ch
Deputetë dhe gjyqtarë punësojnë në të zezë pastruesen kosovare
Një deputet nacional dhe gruaja e tij kryetare asambleje njëherësh gjyqtare si dhe një kryetar gjykate janë në listën e patrimit të azilkërkueses kosovare
Një grua, azilkërkuese nga Kosova, e cila muaj më parë qe zbuluar se kishte pastruar “në të zezë” në familjen e deputetit të njohur nacional nga SVP/UDC-ja, Hans Fehr, duket se po këtë punë e ka bërë edhe për 14 familje tjera zvicerane, në afërsi.
Kështu procedura kundër deputetit është zgjeruar tash edhe ndaj 14 të tjerëve që kanë shfrytëzuar shërbimet e pastrueses në fjalë. Kjo punë ka vazhduar nga viti 2011 deri në vitin 2013 në qytezën Eglisau të Kantonit të Cyrihut.
Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”, hetimet policore ndaj Hans Fehrit tashmë kanë përfunduar, por tashti çështja ka kaluar nga policia në prokurorinë Winterthur-Unterland. Dhe, procedura po udhëhiqet tash ndaj 15 personave.
Përveç ndaj deputetit nacional, padi do të ngrihet ehde ndaj bashkëshortes së tij, Ursula, e cila është po ashtu anëtare e SVP/UDC-së, udhëheq me asamblenë e komunës dhe është gjyqtare porote në Gjykatën e Qarkut në Bülach. Po ashtu në listën e të fajësuarve është edhe Rainer Hohler, kryetar i Gjykatës së Bülach-ut.
Aktualisht prokuroria është duke shqyrtuar çështjen e kompetencës, ka thënë një zëdhënëse për gazetën. Kjo gjë është me rëndësi për të evituar konfliktin e interesit, pasi që Eglisau ku kanë ndodhur shkeljet, bën pjesë në qarkun e Bülach-ut, ku është selia e Gykatës që do të ishte kompetente. Ndërsa në atë gjykatë kryetar është Rainer Hohler dhe punon si gjykatëse porote Ursula Fehr, të dy të paditur për shfrytëzimin e punës ilegale në pastrimin e shtëpive të tyre.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër











