Shkurt.ch
Mjekët e stërngarkuar, rrezik edhe për pacientët
Një numër i mjekëve pohojnë se i kalojnë edhe mbi 60 orë në javë në vendin e punës. Ndërsa mesatarja është 56.5 orë në javë
70 për qind e mjekëve asistentë dhe e kryemjekëve ankohen për stërlodhje në punë, gjegjësisht për orë të tepërta pune që duhet të bëjnë pa vullnetin e tyre. Kështu ka konstatuar një studime i bërë nga DemoSCOPE i mbështetur në anketimin e mjekëve nga këto dy kategori.
Shumica e mjekëve të anketuar kanë pohuar se punojnë më shumë se 50 orë në javë, e nganjëherë madje edhe nga shtatë ditë radhazi. Një numër i tyre pohojnë se kalojnë edhe mbi 60 orë në javë në vendin e punës. Ndërsa mesatarja është 56.5 orë në javë. Siç dihet, java e punës në Zvicër është rreth 42 orë pune.
Ngarkesa më e madhe me punë është konstatuar te kirurgët në Romandi (Zvicra frankofone) dhe te mjekët që punojnë në spitale të vogla.
Ndërsa sipas sondazhit, rreth 70 për qind të mjekëve asistentë dhe kryemjekëve praktikisht janë duke e shkelur ligjin e punës, shkruan Federata e Mjekëve e Zvicrës. Sipas saj kjo mbingarkesë nuk ndikon vetëm në shëndetin e vetë mjekëve por ajo i përball me rreziqe edhe pacientët që janë të varur nga këta mjekë.
Për të evituar situata të tilla, Federata e Mjekëve kërkon nga qeveria e vendit dhe nga kantonet që të ushtrojnë kontroll më rigoroz në spitale.
Në sondazhin e kryer në tremujorin e parë të vitit 2014 nga instituti DemoSCOPE kanë marrë pjesë rreth një e katërta e 13 mijë anëtarëve të federatës së përmendur, shkruan sda.ch.
Nga ana tjetër, Bashkësia e Spitaleve të Zvicrës ka reaguar, duke theksuar se nuk ekziston mundësia që pacientët e tyre të jenë në rrezik si pasojë e stërlodhjes së mjekëve. Ajo e mbështet këtë qëndrim në sondazhet e bëra me pacientët, që japin rezultate të kënaqshme.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













