Shkurt.ch
Zvicra shton kujdesin për azilkërkuesit e mitur
Qendrat federale të azilit në Zvicër vitin e ardhshëm do ta paraqesin stafin e specializuar në çështjet sociale dhe arsimore, për të ndihmuar azilkërkuesit e mitur të pashoqëruar, shkruan swissinfo.ch.
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka vendosur të zbatojë një sërë masash për të siguruar kushte të përshtatshme strehimi dhe kujdesi për të miturit në qendrat federale të azilit, përcjell në shqip albinfo.ch.
Kjo është në përputhje me rekomandimet që vine nga një vlerësim i Universitetit të Cyrihut, të një pilot projekti që filloi në korrik të vitit 2017 dhe është testuar në qendrat federale të azilit në qytetet e Baselit dhe Cyrihut.
Kjo strategji do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2020 në të gjashtë rajonet e ngarkuara me kryerjen e procedurave të azilit.
Fillimisht, një specialist i jashtëm do të jetë përgjegjës për të hartuar një strategji gjithëpërfshirëse të mbrojtjes dhe një plan emergjence për azilkërkuesit e rinj. Ndërkaq, më shumë specialistë socio-edukativë po përgatiten për të mbështetur personelin e kujdesit në të gjitha qendrat.
Po ashtu, do të ketë në dispocizion edhe përkthyes për takimet përkatëse, sipas një deklarate nga SEM.
Njëherësh, janë planifikuar disa masa për të përmirësuar bashkëpunimin mes SEM-it dhe përfaqësuesve ligjorë, ofruesve të kujdesit dhe autoriteteve për mbrojtjen e të miturve dhe të rriturve.
Kjo vlen edhe për transferimin e të miturve në paraburgim në nivel kantonal.
Ligji zviceran e përcakton një të mitur të pashoqëruar si një emigrant të ri që është nën moshën 18 vjeç dhe nuk shoqërohet nga një i rritur që kujdeset për të.
Në vitin 2018, vendet europiane regjistruan rreth 602,920 azilkërkues të rinj Pothuajse një e treta e tyre (32%) ishin fëmijë (191,360), sipas UNICEF-it. Kjo shifër paraqet një rënie prej 8 për qind, krahasuar me numrin e azilkërkuesve të mitur në vitin 2017.
Përndryshe, në të kaluarën, Zvicra është kritikuar lidhur me procedurat e azilit për azilkërkuesit e mitur.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














