Shkurt.ch
Makinat e emergjencës nuk duan kufizim të shpejtësisë
Policët madje e konsiderojnë "efekt pervers" faktin që ligji i ndëshkon ata që përfaqësojnë ligjin për të ndihmuar të tjerët
Me ligjet në fuqi në Zvicër, edhe automjetet e policisë, të ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve mund të dënohen sikur të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion kur e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Por disa prej shoferëve të shërbimeve në fjalë duan ta ndryshojnë këtë gjendje. Atyre u është bashkuar edhe deputetja në Parlamentin Nacional të Zvicrës, Corina Eichenberger.
Organizatat e “dritës së kaltër” (që përfaqësojnë shërbimet emergjente) e kundërshtojnë pjesën e ligjit mbi komunikacionin “Via Secura”, i cili i barazon ata me pjesëmarrësit tjerë në trafik. Ata nuk duan të dënohen në rastet kur për të shpëtuar jetë njerëzish u japin më shpejtë automjeteve të tyre. Policët madje e konsiderojnë “efekt pervers” faktin që ligji i ndëshkon ata që përfaqësojnë ligjin për të ndihmuar të tjerët, shkuan aargauerzeitung.ch. Njësoj ankohen edhe zjarrfikësit: “Askush nuk paraqitet për të punuar si zjarrfikës pasi që duhet të jetojë me friken se do të përfundojë në burg nëse tejkalon shpejtësinë”, thotë një zjarrfikës për gazetën.
Ndërkohë janë bërë disa deputetë nacionalë bashkë që duan të ndryshojnë ligjin. Sipas deputetes Corina Eichenberger, kur është vënë kufizimi i shpejtësisë është menduar vetëm në ngasësit e shpejtë të pandërgjegjshëm. Për këtë arsye nevojitet që sa me shpejtë që në ligjin për komunikacionin rrugor të futet edhe përjashtimi për automjetet e shërbimeve emergjente.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













