Futboll
Ndeshja Rashica-Xhaka përfundon 4:4
Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Milot Rashicës dhe asaj të Granit Xhakës, me rezultat të barabartë 4:4.
Pjesa e parë përfundoi në të mirë të skuadrës së Xhakës, që ishte në epërsi 2 me 1. Golat për skuadrën e Granit Xhakës i shënuan Muharrem Sahiti dhe Dardan Berisha, ndërsa golin e vetëm për skuadrën e Rashicës e shënoi Emir Lenjani, në fillim të ndeshjes.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për skuadrën e Milot Rashicës, e cila arriti të shënojë 3 herë kundrejt 2 golave të shënuar nga skuadra e Xhakës. Për skuadrën e Xhakës në pjesën e dytë shënuan vetë Granit Xhaka dhe Armend Thaqi, ndërsa për skuadrën e Rashicës shënuan Shefki Kuqi dhe vetë Milot Rashica.
Vlen të theksohet se për të shikuar nga afër këtë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” kishin ardhur afro 10 mijë shikues dhe të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e biletave për këtë ndeshje do të dhurohen për fëmijët e SOS Fshatit, raporton KosovaPress.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














