Shkurt.ch
Zgjidhja për Kroacinë: Rezistencë nga e djathta dhe nga e majta
Për SVP/UDC-në ajo eshtë shpërfillje e vullnetit popuklor nërsa për SP/PS, "improvizim Politik"
Propozimi i Këshillit Federal për të pranuar kontingjente të kufizuara të punëtorëve nga Kroacia, ka hasur në rrezistencë nga anë të ndryshme. Ndërkohë së vetë BE-ja e ka përshëndetur si hap konstruktiv, brenda vetë Zvicrës, si nga e djathta ashtu dhe nga e majta, për motive që ndryshojnë, ky propozim ka marrë kryesisht nota të dobëta.
Kështu SVP/UDC, propozimin në fjalë e quan “gjunjëzim ndaj BE-së”. Sipas kësaj partie propozimi i qeverisë së Zvicrës shpërfill vullnetin e popullit, të shprehur me referendum. Edhe nga CVP/PDC vijnë tone pakënaqësie.
Nga ana tjetër Partia Socialdemokrate (SP/PS) e quan veprimin e qeverisë “improvizim politik”. SP/PS dëshiron që të ketë një zgjidhje më stabile, shkruan srf.ch. Në veçanti sipas saj duhet të ketë qartësi për atë se si do të shkojë puna në të ardhmen me marrëveshjet e bllokuara nga BE-ja si “”Erasmus” (për këmbimin e studentëve) dhe “Horizon20” (për hulumtime shkencore).
Partia Liberale (FDP/PLR) ndërkaq e përshëndet faktin se me këtë zgjidhje të ndërmjetme do të zbuten tensionet në marrëdhëniet me BE-në.
Edhe Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) tregohet e lehtësuar pas këtij propozimi të ardhur nga Këshilli Federal.
“Është me rëndësi që të mbahen në këmbë marrëveshjet bilaterale dhe propozimi i qeverisë shkon në atë drejtim”, thuhet në një letër të SGB-së.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet










