CH-Ballkani
BE-ja tregon se kur do të merret vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg (18.06.) u theksua se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë vendim rreth çeljes apo jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan DW.
Në konkluzionet e arritura për secilin nga këto dy vende ka dallime. Për Maqedoninë e Veriut përmendet Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Marrëdhënie të Mira Fqinjësore me Bullgarinë, ndërsa në vendimin për Shqipërinë nuk përmendet ndonjë veprim specifik.
Sipas komisionerit Hahn, janë një pakicë e vendeve që nuk kanë përkrahur çeljen e negociatave, ndërsa ai shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është në interes të BE-së. “Ne mund të eksportojmë stabilitet apo të importojmë jostabilitet”, tha Hahn, duke bërë një analogji mes zgjerimit apo ndaljes së tij. Ai gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian duhet t’u përmbahet premtimeve. “Shtrohet çështja e reputacionit tonë dhe mundësisë sonë të ndikimit”.
Konkluzionet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përmbajnë vetëm një paragraf. Ndërsa ato për Serbinë dhe Kosovën janë shumë më të gjata dhe i referohen moszbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, si dhe vazhdimit të dialogut. Sipas raportimit të DW, në pjesën për Kosovën përshëndeten veprimet për zbatimin e reformës dhe dënohet vendosja e taksës 100 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve












