Shkurt.ch
Dënohen dy kurdë në procesin “Al Kaida”
Fjala është për dy kurdë nga Iraku. I akuzuari kryesor ka marrë një dënim prej tri vitesh burg ndërsa tjetri, vëllai i tij më i ri është dënuar me dy vite burg me kusht
Gjykata Federale Penale e Zvicrës, me seli në Bellinzona, në procesin e njohur si “Procesi Al Kaida” ka dënuar dy vëllezër kurdë nga Iraku për veprimtari terroriste. I akuzuari kryesor ka marrë një dënim prej tri vitesh burg ndërsa tjetri, vëllai i tij më i ri është dënuar me d vite burg me kusht.
Dy vëllezërit, njëri 35 dhe tjetri 28 vjeçar janë gjetur fajtorë për mbështetjen e një organizate kriminale, thuhet në arsyetimin e dhënë nga gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit. Prokuroria kishte kërkuar katër vjet e nëntë muaj burg për të parin dhe tre vjet për të dytin, prej të cilave një vjet burg me kusht.
Nga ana tjetër, mbrojtja e dy vëllezërve kishte kërkuar lirimin e tyre nga akuza. Sipas saj, mungojnë dëshmi për planifikim të delikteve të dhunshme ndërsa grupimi për të cilin ata akuzohen “Zentrum Didi Nwe Auslandsabteilung” se e kanë mbështetur nuk është organizatë kriminale.
Dy kurdët tashme të dënuar, më parë kishin fituar azil në Zvicër dhe kanë jetuar në Bazel. Nga vendqëndrimi i tyre ata, siç është konstatuar në procesin gjyqësor, kishin shpërndarë material propagandistik për organizatë terroriste Al-Kaida.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












