Integrimi
Shqiptarja i ankohet publikisht për pensionet ministrit zviceran
Në letrën që ia ka lexuar ministrit Berset flitet për ankesat e kosovarëve lidhur me ndërprerjen e marrëveshjes sociale me Kosovën nga ana e qeverisë së Zvicrës
Në manifestimin e 1 majit që është mbajtur në Thun (Kantoni i Bernës), mysafiri më i lartë ka qenë ministri Alain Berset. Përveç fjalës së tij zyrtare ku ai ka përmendur drejtësinë sociale, pagën minimale dhe preokupime tjera aktuale, ajo që ka rënë në sy me këtë rast ka qenë dorëzimi i një letre nga një vajzë e re shqiptare dhe leximi i saj.
Bëhet fjalë për ankesat në emrin e komunitetit shqiptar të Kosovës lidhur me ndërprerjen e marrëveshjes sociale me Kosovën nga ana e qeverisë së Zvicrës. Siç dihet, katër vite më parë Zvicra ka ndërprerë njëanshëm marrëveshjen e përmendur dhe në këtë mënyrë një numër kosovarësh që kanë punuar në Zvicër dhe janë kthyer të jetojnë në Kosovë kanë mbetur pa pensione. Ministri Berset e ka pranuar letrën dhe ka ndërruar disa fjalë me vajzën e përmendur.
albinfo.ch ka siguruar emrin e vajzës, bashkë me tekstin që ajo e ka lexuar dhe fotografinë e saj. Është fjala për Blerta Nezirin, letrën e së cilës e kane nënshkruar edhe të gjithë anëtarët e shoqërisë “Atdheu” të Thunit, të cilët pak para kësaj kishin shfaqur program në skenën e improvizuar.
Ja se çfarë shkruan në këtë letër: “I dashur ministër Alain Berset. Na vjen mirë që jeni këtu me ne. Shpresojmë se ju ka pëlqyer vallja. Ne jemi të lindur në Zvicër dhe këtu e ndjekim shkollimin. Ne po ashtu jemi të lumtur që jetojmë në Zvicër. Gjyshërit tanë kanë punuar për këtë Zvicër. Prindërit tanë punojnë sot dhe në të ardhmen do të punojmë edhe ne. Vetëm së bashku mund ta çojmë Zvicrën përpara.
Ne e kemi këtu një letër për ju me një lutje:
Edhe përkundër faktit se gjyshërit dhe prindërit tanë kanë punuar këtu dhe kanë paguar kontributet për AHV dhe IV (pensione të moshës dhe të trashëgimisë si dhe pensione të invaliditetit), ata, në pleqëri dhe në kushte invaliditeti po përballen me shumë vështirësi. Ja përse është kështu. Para katër vitesh Qeveria Federale pati vendosur të mos e vazhdojë marrëveshjen për sigurimet sociale me shtetin e ri, Kosovën. Kjo sjell me vete shumë pasoja të rënda për personat e goditur. Ne në letër kemi përmendur disa shembuj. Ja njëri prej tyre: Një baba vdes në një aksident pune. E veja dhe fëmijët ende të mitur kane leje qëndrimi. Pasi që pensioni është tepër i vogël, atyre nuk u vazhdohet qëndrimi dhe detyrohen të lëshojnë Zvicrën. Dhe tash kur ata janë jashtë Zvicrës, nuk u jepet pensioni për faktin se jetojnë në Kosovë. Kjo është çnjerëzore dhe jo korrekte.
Ju lusim që ta lexoni letrën personalisht dhe pastaj të veproni. Jepjani një fund këtij diskriminimi”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














