Autotech
Irlanda do të ndalojë shitjen e veturave me benzinë dhe naftë
Qeveria irlandeze njoftoi projektin e saj për të ndaluar shitjen e automjeteve me benzinë dhe naftë deri në 2030-ën, në kuadër të masave të hartuara për mbrojtjen e mjedisit.
Dublini parashikon që deri atëherë 950.000 makina elektrike do të lëvizin në rrugët irlandeze. Qeveria synon të zhvillojë një rrjet pikash për furnizimin me energji elektrike, që do të mundësojnë furnizimin e automjeteve të reja në gjithë vendin.
“Ky njoftim u prezantua të hënën në mbrëmje nga kryeministri irlandez, Leo Varadkar. Kjo nismë vjen në kuadër të planit të veprimit për klimën që përfshin 180 masa për bizneset, ndërtimin, transportet, bujqësinë apo më tej menaxhimin e mbetjeve. Plani synon të arrijë objektivat e Dublinit në aspektin e emetimeve të gazit me efekt serrë për 2030 dhe për ta vendosur Irlandën në rrugën e duhur për të arritur emetimet zero të dioksidit të karbonit deri më 2050”, thuhet në një komunikatë për shtyp të qeverisë./ATSH/
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











