Shkurt.ch
Vendi ku të gjithë qytetarët janë “deputetë”
Trajtat e tilla të marrjes së vendimeve me votën e drejtpërdrejtë të popullit, nën qiellin e hapur kanë mbetur si relikte të një kohe të vjetër
Me mijëra qytetarë me të drejtë vote të kantonit të Glarusit sot, të dielën e parë të majit ia mësyjnë sheshit Zaunplatz të kryeqytetit me të njëjtin emër të kantonit për të marrë pjesë në punimet e kuvendit popullor tradicional “Landsgemeinde”, që është një formë autentike e demokracisë së drejtpërdrejtë zvicerane.
Trajtat e tilla të marrjes së vendimeve me votën e drejtpërdrejtë të popullit, nën qiellin e hapur kanë mbetur si relikte të një kohe të vjetër dhe mbijetojnë edhe në disa komuna rurale të Zvicrës.
“Landsgemeinde” fillon në orën 9.30 me një marshim festiv të pjesëtarëve të autoriteteve shtetërore dhe mysafirëve të nderit. Qeverinë e vendit këtë vit e përfaqëson ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga.
“Landsgemeinde” që është një kombinim në mes të një referendumit gjithëpopullor dhe të një parlamenti, është organi më i lartë ligjvënës në kanton, shkruan srf.ch. Në këtë organizim, të gjithë personat me të drejtë vote kanë të drejtë të bëjnë kërkesa për mbështetje, ndryshim, refuzim ose shtyrje të ligjeve.
Këto instrumente të praktikës parlamentare e dallojnë këtë institucion të Glarusit nga institucionet tjera të ngjashme në Zvicër.
Sipas rregullit, në vendin e rrethuar në sheshin Zaunplatz tubohen 6000 deri në 9000 persona me të drejtë vote. Këtë vit janë vetëm dhjetë çështje që trajtohen në Landsgemeinde.
Në tubimin e sotëm, parlamenti popullor i Glarusit ka zgjedhur Robert Mart-in (BDP) për të tretën herë me radhë shef të qeverisë së kantonit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












