Shkurt.ch
Shpëtohen mbi 700 refugjatë afrikanë
Nga fillimi i vitit në brigjet italiane kanë mbërritur 22 mijë refugjatë, që është dhjetë herë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar
Marina italiane ka shpëtuar 300 refugjatë qe po lundronin në një anije në Detin Mesdhe, në afërsi të brigjeve të Sicilisë. Në bordin e anijes është gjetur kufoma e një burri, i cili nuk kishte mundur të mbijetonte lundrimin disaditësh nëpër Mesdhe.
Refugjatët pritet që të zbarkojnë sot (e mërkurë) në portin sicilian Pozzallo.
Ndërkohë, në Porto Empedocle, afër qytetit sicilian Agrigent, pritet që gjatë ditës së sotme të zbarkojnë edhe 468 refugjatë tjerë afrikanë, që po ashtu janë shpëtuar nga marina italiane, shkruan nzz.ch.
Nga fillimi i vitit në brigjet italiane kanë mbërritur 22 mijë refugjatë nga Afrika. Ky numër është për dhjetë herë më i madh se ai i regjistruar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











