Jeta në Zvicër
Blocher dorëzon mandatin e deputetit
Sipas tij parlamenti është bërë tepër burokratik dhe se ai është duke humbur kohë kot duke marrë pjesë në të.
Christoph Blocher, deputeti aktual në Parlamentin Nacional, më parë ministër në qeverinë e vendit dhe i njohur më shumë si ideolog dhe kryetar i partisë populiste SVP/UDC ka vendosur të dorëzojë mandatin e tij të deputetit. Ai është zotuar se këtë do ta bëjë në fund të majit të këtij viti. Politikani 73 vjeçar, i cili konsiderohet më meritori për ngritjen e madhe të SVP-së në skenën politike të Zvicrës ka qenë gjatë më shumë se njëzet viteve të fundit sinonim i politikës restriktive të migracionit.
Lajmin mbi tërheqjen e tij e ka dhënë personalisht në portalin e tij personal teleblocher.
Christoph Blocher për here të parë në Parlamentin Nacional është zgjedhur në vitin 1979 dhe ka vazhduar deri në vitin 2003. Nga viti 2004 deri në vitin 2007 ai ka qenë ministër në qeverinë e vendit, nga e cila qe shkarkuar , ndërsa sërish është zgjedhur deputet në Dhomën Nacionale të Parlamentit në vitin 2011.
Ndër arsyet për tërheqjen e tij, Blocher ka përmendur faktin se sipas tij parlamenti është bërë tepër burokratik dhe se ai është duke humbur kohë kot duke marrë pjesë në të. Blocher më tutje ka thënë se do të vendosë prioritete të tjera dhe do të përqendrohet më shumë në referendumet popullore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











