Lajme
Të izoluarit e festojnë Ditën e Evropës
Me shumë aktivitete festive, kulturore e artistike, por edhe me disa protesta studentore, kosovarët e shënua 9 Majin- Ditën e Evropës
Kosova është vendi më i izoluar në Evropë, ndërsa institucionet e saj dhe populli kosovar është i vetmi në rajon që e feston zyrtarisht 9 Majin- Ditën e Evropës. Me shumë aktivitete festive, kulturore e artistike, por edhe me disa protesta studentore, sot u shënua ditës e Bashkimit Evropian.
Institucionet e Kosovës të premten e kanë pasur ditë pushimi. Ndërsa disa qytetarë edhe kanë protestuar duke kërkuar liberalizim vizash. Madje dëshirën për liberalizim të vizave kosovarët e kanë shënuar dhe në copa letra të cilat janë vendosur në “Pemën e dëshirave”, që ka qenë performancë e studentëve të UP-së.
Ndërsa në stadiumin e qytetit u zhvilluan lojëra sportive që simbolizojnë edhe integrimin nëpërmjet sportit.
Kandidati i pavarur për president, Seremb Gjergji, bashkë me djalin Drinin e vajzën Djellën, kërkuan para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai tha se kosovarët e meritojnë liberalizimin më shumë se cilido vend tjetër në Ballkan.
Nuk e meritojmë të jemi të mbyllur, kur e gjithë bota po lufton të jetë e hapur dhe jashtë izolimit! I thërras të gjitha vendeve të BE-së që para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian të veprojnë drejt e ta ç’izolojnë Popullin e Kosovës. Populli ynë nuk duhet të jetë peng i politikës apo interesave të ngushta. Populli ynë duhet të jetë i lirë”, tha Dedaj
Drin dhe Diella Gjergji, sipas tij, përveç gjuhës amtare, flasin shkëlqyeshëm gjermanisht dhe anglisht.
Eksperti i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, i ka thënë REL-it se afatete që i kanë dhënë institucionet e Kosovës për heqjen e vizave, janë irreale.
Muharremi konsideron se është koha e fundit ku Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian duhet të ulen dhe të shkojnë se si të instalohet një afat kohor më serioz edhe për zbatimin e kritereve që kanë mbetur nga udhërrëfyesi, por edhe si të përfundojë ky proces.
Ndryshe, eurodeputetja Ulrike Lunacek ka thënë kohë më parë se gjatë këtij viti nuk duhet të pritet një vendim për liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës. Madje, sipas saj, procesi i liberalizimit mund të zgjasë dy apo tri vjet. Mirëpo në Prishtinë, institucionet janë optimist se brenda vitit tjetër do të ndodhë liberalizmi.
Ndryshe, një ditë më parë, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të lëvizë më shpejt me nënshkrimin e MSA-së për Kosovën, duke i hapur një rrugë të sigurt drejt Brukselit, dhe të caktohet një datë kur qytetarët mund të lëvizin drejt Evropës.
“Dhe unë besoj që një vendim i tillë do të merret në gjysmën e dytë të këtij viti”, ka thënë ministri Hoxhaj. Këto komente ai i ka bërë në Konferencën Ministrore BE-Ballkani Perëndimor në Selanik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












