Shkurt.ch
Zviceranët, rekord me gjoba në Gjermani
Janë 31 mijë zviceranë që janë kapur nga radarët gjermanë për tejkalim të shpejtësisë.
Vitin e kaluar në autostradën Baden-Württemberg në Gjermani kanë qenë më së shumti zviceranët që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Janë 31 mijë zviceranë që janë kapur nga radarët gjermanë për tejkalim të shpejtësisë.
Siç raporton “Schweiz am Sonntag”, krahasuar me vitin 2012 numri i zviceranëve që janë kapur nga radarët është rritur me 1.6 për qind më 2013.
Çdo ditë mesatarisht 85 shoferë nga Zvicra kanë marrë gjoba nga policia gjermane për shkelje të rregullave në komunikacion, duke zënë vendin e parë si “konsumatorët më të mirë” në mesin e shoferëve të huaj në komunikacion.
Përafërsisht 6200 zviceranë ishin kapur duke tejkaluar 20 kilometra shpejtësinë e lejuar.
Ky zhvillim është në kundërshtim me trendin në rrugët e Zvicrës, shkruan “Schweiz am Sonntag”.
Shifrat e BE-së tregojnë se rreth 300-350 gjoba dërgohen në Zvicër në 1.000 banorë në vit, ndërsa në Francë 138 e në Itali 24 në 1.000 banorë. Më shumë se në Zvicër janë dërguan në Austri, 456 në vit dhe në Holandë 588 gjoba në 1000 banorë
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet













