Futboll
FC Kosova Munhen fiton Kupën e Futbollit shqiptar në Gjermani
Ekipi futbollistik Kosova Munhen ka fituar Kupën e Futbollit shqiptar në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Kjo garë u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe Fc. Kastrioti Stukenbrock.
Në këtë aktivitet morën pjesë 11 ekipe të futbollit shqiptar që veprojnë në Gjermani.
Siç njofton MDIS, në këtë organizim morën pjesë edhe Fatmire Musliu, konsulle e përgjithshme e Kosovës në Frankfurt, Agim Ademi, president i FFK-së, Fidan Ibrahimi, konsull në Gjermani, Elis Badalli dhe Afrim Deliu nga MDIS-i, dhe shumë personalitete të tjera.
Aktiviteti u zhvillua më 22 dhe 23 qershor 2019 në Stukenbrock, Gjermani.
E-Diaspora
-
Gjermani
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë Artistja nga Kosova ndërton një rrëfim të veçantë përkatësie dhe rilindjeje, ku emri, trashëgimia dhe arti... -
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














