Shkurt.ch
Konsumim i lartë i alkoolit në Zvicër
Në Zvicër, çdo njeri mbi moshën 15-vjeçare pi mesatarisht pothuajse 11 litra alkool të pastër.
“Duhet të bëhet më shumë për të mbrojtur njerëzit nga efektet negative shëndetësore të konsumit të alkoolit”, tha Oleg Tschestnow nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Gjenevë.
Sipas raportit të OBSH-së, në vitin 2012 mesatarja botërore e konsumimit është 6.2 litra alkool të pastër për person. Në Zvicër raportohet vetëm për 11 litra alkool të pastër, pothuajse dy herë më shumë. Burrat pinë më shumë, domethënë 15.2 litra në krahasim me 6.4 litra për gratë. 13.5 për qind e sëmundjeve vijnë si pasojë e konsumit të alkoolit.
Sipas OBSH-së, në vitin 2012 më shumë se tre milionë njerëz kanë vdekur nga efektet e alkoolit në botë. Derisa popullsia e botës vazhdon të rritet, nga ana tjetër rritet edhe konsumi i alkoolit, shkruan OBSH, e cila vlerëson se vdekshmëria për shkak të alkoolit do të vazhdojë të rritet.
Më shumë janë të prekur njerëz të varfër për shkak të kujdesit jo të mirë shëndetësor.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













