Autotech
Edhe BMW drejt veturave elektrike
Më shumë se gjysma e mjeteve do të jenë tërësisht elektrike
BMW po përshpejton përpjekjet e tij për tu distancuar nga motorët me djegie të brendshme dhe zhvendosjet tek teknologjia e baterive, ndërkohë që prodhuesi gjerman i makinave kërkon të dyfishojë numrin e mjeteve elektrike dhe hibride që do të shesë në dy vitet e ardhshme.
Kompania do të ketë 25 modele elektrike në shitje, në 2023, dy vite më herët nga sa ishte planifikuar, transmeton ATSH.
Më shumë se gjysma e mjeteve do të jenë tërësisht elektrike, përcjell albinfo.ch.
Ky intensifikim i përpjekjeve për elektrifikim tek BMW vjen në një kohë kur prodhuesit evropianë të makinave përballen me një sfidë të paprecedentë për modelet e tyre fitimprurëse ndërkohë që tregjet kryesore, nga Britania e madhe e deri tek kina, planifikojnë të dekarbonizojnë transportin rrugor.
Për prodhuesit gjermanë, përfshirë BMW, Volkswagen dhe Daimler, gara për tu shkëputur nga karburanti fosil, është veçanërisht urgjente. Rregulla strikte të BE do të hyjnë në fuqi në 2021, prodhuesit duhet të sigurojnë që emetimet mesatare të makinave të reja të jenë nën 95 g dioksid karboni, për kilometër, në të kundërtën përballen me gjoba.
Modelet aktuale të BMW emërojnë mesatarisht 128.9 g dioksid karboni për kilometër.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet














