Shkurt.ch
Qershori dhe korriku me temperature rekord në Evropë
Shkencëtarët thonë se moti i nxehtë mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm kur shfaqet në verën e hershme
Meteorologët kanë paralajmësuar se në muajin qershor dhe korrik do të thyhen temperaturat në shumë vende evropiane.
Ekspertët e motit presin që rekordet e mëparshme të temperaturave të qershorit të arrihen ose të tejkalohen në Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Luksemburg, Gjermani, Holandë dhe Zvicër, ndërsa pritet që në disa shtete të thyhen rekordet e të gjitha kohërave.
Në Francë temperaturat pritet të shkojë në 45 gradë në qytetet jugore të Miesit dhe Carpentrasit të premten, përcjell albinfo.ch.
Temperatura më e lartë në të kaluarën në Francë është regjistruar më 21 qershor të vitit 2003, kur në termometër kishte shfaqur shifra 41.5 gradë. Temperatura më e lartë e të gjitha kohërave në Francë është shënuar më 12 gusht të vitit 2003 dhe ishte 44.1 gradë, shkruan “The Guardian”.
Temperatura të larta pritet të mbizotërojnë në një pjesë të madhe të Evropës, duke u nisur nga Spanja deri në Republikën Çeke.
Shkencëtarët thonë se moti i nxehtë mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm kur shfaqet në verën e hershme, para se njerëzit të jenë përgatitur për një gjë të tillë. Nga vala e të nxehtit e vitit 2003 në Evropë kishin vdekur rreth 70 mijë njerëz.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












