Futboll
Refugjati kosovar që synon të përfaqësojë atdheun kundër Anglisë
Florent Bojaj, i njohur si Flo, pati një fillim të vështirë kur erdhi në këtë botë, sepse si fëmije i vogël u detyrua ta braktisë atdheun e vet, Kosovën, për shkak të luftës, megjithatë Anglia i ofroi atij strehën që familja e tij e kishte kërkuar.
Tani ai dëshiron të rikthehet në fillim dhe të luajë për Kosovën kundër Anglisë, në një ndeshje kualifikuese në Southampton.
Bashkë me prindërit e tij, Bojaj kishte udhëtuar drejt Britanisë së Madhe për t’i ikur luftës në atdhe, ku e nisi karrierën si futbollist dhe kaloi nëpër disa klube britanike, para se të transferohej te KF Etar, në Bullgari, ku luan aktualisht.
Në një intervistë për ITV, Bojaj ka thënë: “Ne shkuam në Angli si refugjatë për shkak të luftës. Ikëm nga vendi për t’i shpëtuar rrezikut dhe Anglia ishte vendi ynë fatlum. Ka qenë shumë vështirë për të ikur nga vendi (Kosova), ne u futem vjedhurazi në Angli përmes një kamioni kur nëna ime ishte shtatzënë”.
Lehtësimi i ndier pas arritjes në Angli kishte ndikim afatshkurtër dhe afatgjatë në Bojajn, me futbollin që i ka ndihmuar t’i përshtatet jetës në rrethanat e reja.
“(Anglia) është vendi më i mirë për të luajtur futboll në gjithë botën. Ka qenë madhështore të luaja futboll në oborrin e shtëpisë si fëmijë. Kur u zhvendosem në Borehamwood, gjithmonë luaja vetëm futboll”, theksoi ai.
Bojajt iu desh të priste deri në moshën e adoleshencës për t’u thirrur nga një klub profesional, që ishte befasi për sulmuesin e rritur në Herrfordshire.
“Unë po luaja në kolegj dhe një agjent erdhi për ta vëzhguar një futbollist tjetër, por më pa mua, dhe pas ndeshjes më kontaktoi dhe më pyeti nëse isha i interesuar për të shkuar në prova. Fillimisht shkova në prova në Crystal Palace për tri javë dhe më ofruan kontratë gjashtëmujore, por agjenti më tha se më mirë do të ishte sikur të shkoja në Huddersfield. Shkova atje për rreth një muaj dhe nënshkrova kontratë si student. Nga një hiç u bëra student (futbolli) në Huddersfield”, tregoi ai, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse ishte ëndërr e bërë realitet që ishte pjesë e një klubi elitar si Huddersfield, Bojaj u përball me probleme në Yorkshire.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











