Lajme
Vdes në Vjenë atdhetari e profesori Skënder Gashi
Ministria e Diasporës njofton se në moshën 74-vjeçare ka vdekur Dr.Skënder Gashi, atdhetar e profesor i shquar, babai i ministrit të Diasporës, Dardan Gashit.
Gashi ka vdekur në qytetin e Vjenës në Austri, ku edhe kishte jetuar së fundmi.
Gashi studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, studimet e magjistraturës në Zagreb dhe doktoroi në Universitetin e Salzburgut në Austri, transmeton albinfo.ch.
Gashi ishte udhëheqës i katedres së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada.
I ndjeri dha shumë për Institutin Albanologjik të Kosovës. Ai ishte themelues dhe udhëheqës e nënkryetar i LDK-së për Evropë dhe mik e bashkëpuntor i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova.
Dr. Gashi është njohur si një nga onomastët kryesorë të Kosovës e Shqipërisë dhe ka të botuara me qindra punime shkencore e dhjetëra libra në Austri, Kosovë, Shqipëri e Kroaci.
Ishte autor i revistës së vetme shkencore për kulturën dhe historinë shqiptare në gjuhën gjermane, revistës shkencore “Dardania”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vdekja e albanologut dhe atdhetarit Skënder Gashi është një humbje e madhe për të gjithë .
“Profesori Skënder Gashi, ndonëse jetonte në Vjenë, ai ishte gjithmonë në shërbim të kauzës sonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Ngushëllime zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, familjes Gashi dhe të gjithë miqve të tij”, ka shkruar presidenti Thaçi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve












