Kosova
Familjarët e dy viktimave të aksidentit tregojnë si ndodhi ngjarja tragjike
Viktimat do të varrohen sot, ka njoftuar kompania e udhëtimit “Sharri”
Në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë mbetur të vdekur dy të rinj, njëri 25 vjeçar e tjetri 20.
Minutat e para të së shtunës në këtë vend kundër rregullave të komunikacionit ishte ndalur një autobus.
Nga ai mjet kishin zbritur Arianit B. e Gentrit G. Por ky moment doli të jetë tragjik për dy të rinjtë. Ata gjetën vdekjen në urën e njëmbëdhjetë të autostradës “Ibrahim Rugova” gjegjësisht në segmentin Duhël – Suharkë.
Të ndjerët ishin duke punuar për kompaninë e udhëtimit “Sharr Travel”, Arianiti (25-vjeçar) ishte shofer, e Gentriti (20-vjeçar) konduktor, raporton “T7”.
Menjëherë pas kësaj ngjarje këtu dolën organet e rendit. Ndërkohë, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tregon se si kishte ndodhur ngjarja. Me sqarimin e rrethanave të këtij rasti po merret edhe polica.
Togeri Shaban Osmanollaj bën me dije se dy shofer të kompanisë janë në mbajtje, përcjell albinfo.ch.
Mëngjesi i së premtes ishte i kobshëm për familjen Bytyqi. Kjo shtëpi ka hapur të pamën për djalin e tyre të vetëm, Arianitin, që vdiq aksidentalisht.
Babi i tij, Kadri Bytyqi, thotë se djali i tij ka një vit që punon në “Sharr Travel”. Ai tregon se me rrogën që merrte mezi mbante veten.
Në anën tjetër, miku i Arianitit e përshkruan të ndjerin si njeri të urtë, i cili e ka bërë punën pa ankesa e me qejf.
Ditë zie kanë edhe familja Gallopeni nga fshati Doberdelan i Suharekës.
Djali i tyre ka punuar më shumë se dy vite në kompaninë “Sharr Travel”. Prapa kamerave familja e të ndjerit kanë thënë se Gentriti nuk ka pasur asnjë problem me kompaninë.
Në anën tjetër, T7 ka kontaktuar kompaninë “Sharr Travel”, por e njëjta nuk ka pranuar të flasë për rastin.
Megjithatë, përmes rrjetit social Facebook kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave. Ata kanë njoftuar se varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot (e diel).
VID
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet














