Autotech
10 veturat legjendare që ‘nuk vdesin asnjëherë’
Këto vetura shihen si të pavdekshme, pavarësisht vitit se kur janë prodhuar
Edhe pse shumica e prodhuesve të veturave sot kanë arritur të gjejnë se si t’i bëjnë automjetet të forta, ka disa modele e marka që “refuzojnë të shkojnë në varreza”.
Disa nga këto vetura kanë arritur status legjendar mes shoferëve në të gjithë botën, dhe vazhdojnë të kërkohen nga njerëz që duan t’i blejnë.
Këto janë disa nga makinat që refuzojnë të vdesin.
Jeep Cherokee XJ është një nga veturat me motorin më të qëndrueshëm e më të fortë, që mund të vazhdojë për shumë vite. Edhe pse nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesët e tjera të makinës, nëse s’e keni problem një xham që nuk hapet apo gjëra të tilla, motori është i aftë të shtyjë për shumë kilometra, transmeton TCH.
Furgoni i preferuar i të rinjve “hipi” në vitet 60, është një model i viteve 50 të bëra nga Volkswagen, që janë po ashtu nga veturat më rezistente që janë prodhuar nga kompania gjermane, përcjell albinfo.ch.
Subaru me superbagazh, vetura të prodhuara në vitet 1990. Vetura që mbijetojnë edhe kur mirëmbahen nga një person që s’merr vesh fare nga veturat. Duke pasur dhe katër rrota aktive, u bë shumë popullore si veturë.
Honda Accord nuk është shumë e paraqitshme, as shumë tërheqëse, por punën e bën si asnjë veturë tjetër. Këto vetura shihen si të pavdekshme, pavarësisht vitit se kur janë prodhuar.
SAAB 900 nuk njihen më, pasi vetë kompania “Saab” nuk ekziston më. Megjithatë, versionet Saab 900 vazhdojnë të qarkullojnë edhe sot më së miri.
Toyota Camry kanë krijuar një status legjendar për jetëgjatësi, sidomos në SHBA. Veturat janë gjithashtu të rehatshme dhe pas 480 mijë kilometrash ecin për bukuri, si në vitet e para.
Toyota mbahet për makina të forta, dhe Corolla është një nga shembujt më të mirë. Makina arrin të bëjë shumë kilometra, me shërbime bazë.
Mercedes-Benz W123, sidomos variantet me naftë, janë kthyer në simbol të pashkatërrueshmërisë. Është e vërtetë që trupin ua kap ndryshku shpejt nëse nuk mirëmbahen, por motorët janë të pavdekshëm. Arrijnë nga 960 mijë kilometra pa problem.
VW GOlf II. Ky model bëri që Golf të marrë famë si vetura ideale familjare. Me një motor që konsumon pak, por të fortë, këto janë nga makinat më jetëgjata dhe vazhdojnë të kërkohen nga njerëz që duan t’i blejnë.
Volvot kanë bërë jo vetëm disa nga makinat më të forta e të sigurta në rast aksidenti, por edhe më jetëgjata. Ka Volvo që vazhdojnë të qarkullojnë sot me më shumë se 1 milionë kilometra. Rekordi është një Volvo e bërë në vitin 1966, që ka kapur 4.4 milionë kilometra.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet












