Jeta në Zvicër
Parlamenti kundër punës së ish ministrave në ekonominë private
Pro kanë qenë partitë SVP/UDC, SP/PS dhe Partia e Gjelbër. Ndërsa kundër: FDP/PLR, CVP/PDC dhe GLP
Ministrat e Zvicrës, së paku dy vjet pas dorëheqjes, nuk kanë të drejtë të kenë vend pune me pagesë në ndonjë ndërmarrje. Për një ndalesë të tillë ka votuar me shumicë votash (101 pro, 74 kundër dhe 8 të abstenime) të hënën Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës.
Pro kanë qenë partitë SVP/UDC, SP/PS dhe Partia e Gjelbër. Ndërsa kundër, FDP/PLR, CVP/PDC dhe GLP.
Ndryshe nga Dhoma Nacionale, dhoma tjetër, ajo e Kantoneve nuk ka pranuar as që ta procedojë këtë temë në sesionin e saj pranveror. Sipas kësaj dhome, mjafton rregullimi i kësaj problematike të cilin ndërkohë e ka bërë vetë Këshilli Federal. Ndryshe, Dhoma e Kantoneve konsideron se në rast se vihen edhe pengesa plotësuese atëherë kuadrot e reja dekurajohen nga angazhimi në politikë.
Ligji që ndalon inkuadrimin e ish ministrave në ndërmarrje private njihet me emrin “Lex Leuenberger” dhe i referohet rastit të ish ministrit Moritz Leuenberger, shkruan sda. Ky i fundit, vetëm pak pas dorëheqjes së tij nga posti, në vitin 2011 pati filluar punën si anëtar i bordit drejtues të ndërmarrjes ndërtimore Implenia. Me këtë akt Leuenberger pati shkaktuar kritika nga opinioni.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra












