Shkurt.ch
Rritje e madhe e fluksit të migrantëve ilegalë
Gjatë kësaj 5 muajve janë kapur 113 kontrabandistë ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ky numër ka qenë gjithsej 49 ose më shumë se dyfish më i vogël
Rojet zvicerane të Kufirit (GWK) kanë kapur gjatë pesë muajve të parë të këtij viti dukshëm më tepër kontrabandistë që kanë tentuar të fusin në Zvicër refugjatë ilegalë se sa në vitin e kaluar. Kështu, gjatë kësaj periudhe janë kapur 113 kontrabandistë ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ky numër ka qenë gjithsej 49 ose më shumë se dyfish më i vogël.
Rruga përmes të cilës trafikantët me refugjatë ilegalë kanë provuar më shumë të realizojnë biznesin e tyre ka qenë kufiri me Italinë, gjegjësisht përmes Tesinës.
Sipas shefit të GWK, Jürg Noth, më parë shzmë migrantë ilegalë kanë hyrë në Zvicër duke shfrytëzuar udhëtimin me tren. “Për këtë arsye e kemi përforcuar ndjeshëm kontrollimin në trena. Kështu, migrantët ilegalë tashti po tentojnë më shumë të hyjnë përmes “kufirit të blertë”. Por, pasi që nuk e njohin terrenin, ata shfrytëzojnë në mënyrë të shtuar ndihmën e trafikantëve”, ka thënë Noth për magazinën televizive 10vor10 të televizionit Publik Zviceran.
Sipas tij, bandat e trafikantëve janë të organizuara mirë dhe operojnë shpesh nga Zvicra. Puna e tyre është shumë fitimprurëse thotë Noth prandaj ai kërkon nga drejtësia të ashpërsojë më shumë masat kundër tyre.
Nga ana e tyre, rojat e kufirit kanë shtuar personelin duke e bartur atë nga regjionet tjera në regjionin e kufirit jugor, me Italinë. “Do të shpeshtojmë angazhimin edhe të fluturakeve pa pilot dhe mjeteve tjera teknike kundër kontrabandistëve”, ka thënë ai.
Rritja e fluksit migrator nga Afrika drejt Italisë do të ketë pasoja edhe për Zvicrën. Sipas Jürg Noth, pritet që presioni i migrantëve drejt Zvicrës do të shtohet me të madhe gjatë verës dhe vjeshtës.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












