Shkurt.ch
Zvicra, vendi më i mirë për të planifikuar familjen
Zvicra, me ekonominë stabile, figuron në vendin e parë për shkak të pasurisë, shëndetësisë dhe besimit në institucione
Sipas indeksit për kualitetin e jetës së Economist Intelligenence Unit, vendi më i mirë për të pasur fëmijë është Zvicra.
EIU, motër e kompanisë The Economist Magazine, kualitetin e jetës e përcakton sipas 11 faktorëve: familja, kriminaliteti, besimi në institucione, stabiliteti ekonomik etj.
Parashikimet janë bërë në bazë të projeksioneve deri më 2030, kur një fëmijë i lindur më 2013 hyn në fazën e pjekurisë.
Zvicra, me ekonominë stabile, figuron në vendin e parë për shkak të pasurisë, shëndetësisë dhe besimit në institucione. SHBA-ja është në vendin e 16-të, ngase të rinjtë deri në fazën e pjekurisë do të kenë shumë borxhe për të shlyer, thotë Economist Intelligenence Unit. Nga pasojat e krizës ekonomike evropiane Franca është e 26-ta, Gjermania e 16-ta, bashkë me SHBA-në dhe Britania e Madhe e 27-ta.
Nigeria është vendi më i keq për të lindur një fëmijë.
Pozicione të tjera interesante kanë zënë Kina, e 49-ta, Rusia e 78-ta. Në rajonin e Ballkanit perëndimor më së miri qëndron Sllovenia, e 32-ta, Greqia e 34-ta, Kroacia e 46-ta, Serbia e 54-ta, Bullgaria e 61-ta, ndërsa Maqedonia nuk figuron askund në listë.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











