Lajme
Arrihet marrëveshje. Ramushi kryeministër
Tri partitë politike që mbetën pas PDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë arritur marrëveshje për koalicion, sipas të cilës kryeministër i ri do të jetë Ramush Haradinaj.
Marrëveshja thotë se AAK merr kryeministrin, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, ndërsa Nisma për Kosovën një zëvendëskryeministër. Me këtë marrëveshje, liderët politikë, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj e kanë lënë në opozitë partinë që i fitoi zgjedhjet, PDK-në e Hashim Thaçit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA, janë bashkuar dhe kanë vendosur që vendit t’i japin një qeveri të kthimit të shpresës. Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, krijim të vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria do të punojë me ngulm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE”, thuhet në deklaron e përbashkët.
Po ashtu thuhet se bashkërisht është vendosur që Ramush Haradinaj të jetë i nominuari i përbashkët për kryeministër.
“Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e po ashtu edhe presidenti në harmoni me kushtetutën. Nisma do të përfaqësohet me një zëvendëskryeministër. Të gjitha përgjegjësitë e tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend. Zotohemi t’i vazhdojmë konsultat me pjesën tjetër të spektrit opozitar dhe partitë e komuniteteve”, thuhet .
Menjëherë pas kësaj marrëveshje ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës. Nënkryetari Hajredin Kuqi ka thënë se marrëveshja e opozitës është lloj presioni për me rrit pazarin negociues me PDK-në. “Besoj se duhet ta lexojnë Kushtetutën, kanë juristë të mirë ata. Vullneti i qytetarëve nuk ndërrohet me marrëveshje antikushtetuese”, ka thënë Kuqi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












