Shkurt.ch
Qeveria, kundër iniciativës “Për një fond shëndetësor publik”
Sipas iniciativës së SP/PS, sigurimi bazë shëndetësor do të ofrohej nga një fond i vetëm publik shëndetësor. Referendumi mbahet më 28 shtator
Ministri federal Alain Berset, në resorin e të cilit gjendet edhe shëndetësia, ka shpalosur sot argumentet kundër iniciativës popullore “Për një fond shëndetësor publik” që vjen nga partia e tij, SP/PS.
Sipas Berset, sistemi i sotëm ku veprojnë mbi gjashtëdhjetë arka shëndetësore private është dëshmuar si i suksesshëm. Ndërsa në rast se do të kalohej në sistem të sigurimit shëndetësor të vetëm e publik, personat e siguruar nuk do të ishin të lirë të zgjedhin arkën e shëndetësisë sipas preferencave të tyre, njofton sda. Veç kësaj, një ndërrim i tillë do të sillte me vete edhe një kosto vështirë të llogaritshme.
Sipas iniciativës së lansuar nga SP/PS, sigurimi bazë shëndetësor në të ardhmen do të ofrohej nga një fond i vetëm publik shëndetësor. Referendumi për këtë iniciativë mbahet më 28 shtator të këtij viti.
Në argumentimin e ministrit kundër iniciativës thuhet se qeveria dhe parlamenti, kanë nisur reformat përkatëse për të eliminuar dobësitë ekzistuese të sistemit aktual.
Përveç qeverisë dhe parlamentit, kundër iniciativës është shprehur edhe federata e spitaleve H+. Një anketë e bërë gjatë majit me pjesëtarët e kësaj federate ka konstatuar se 80 për qind e tyre e hedhin poshtë iniciativën.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












