Shkurt.ch
64 për qind të të punësuarve kanë shkelur rregullat e punës
Dy të tretat e të anketuarve pranojnë sjelljet e tyre të gabuara ndërsa 83% thonë se kanë qenë dëshmitarë të ndonjë parregullsie në punë
Dy në tre të punësuar në Zvicër pranojnë se së paku ndonjëherë i kanë bishtnuar punës ose kanë pasur sjellje jo të rregullt gjatë punës. Këtë e tregon një sondazh i realizuar në Zvicrën Gjermane nga ndërmarrja këshillëdhënëse KPMG. 36.4 për qind të të anketuarve kanë pranuar se kanë bërë shpërdorim dhe keqpërdorim të mjeteve të punës, që është shkelja më e shpeshtë e pranuar prej tyre.
64 për qind pranojnë sjelljet e tyre të gabuara ndërsa 83% prej të pyeturve thonë se gjatë 12 muajve të fundit kanë qenë dëshmitarë të ndonjë parregullsie në punë.
Një e katërta e 428 pjesëmarrësve në sondazh kanë pranuar se kanë rënë në konflikt interesi, duke favorizuar të afërmit ose miqtë apo duke vënë në plan të parë interesat private para atyre të punës, shkruan nzz.ch.
Afërsisht çdo i dhjeti i anketuar ka pranuar se ka shkelur detyrimin për ruajtjen e dokumenteve të firmës ndërsa 8.4 për qind i kanë bishtnuar sistemit të kontrollit në firmë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










