E-Diaspora
Ekspozitë e fotografive nga Kosova në Berlin
Foografitë bardh e zi të Adil Razalit ekspozohen në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Berlin
Të enjten që vjen, më 3 korrik, në lokalet e Ambasadës së Kosovës në Berlin hapet ekspozita e fotografive të Adil Razalit. Siç bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të dërguar nga ambasada, ekspozita do të hapet nga ambdadori Skender Xhakaliu ndërsa një prezantim të punimeve të ekspozuara, gjegjësisht fotografive bardh-zi, do ta bëjë gazetarja Isabel Herzfeld.
Në ekspozitën e cila do të jetë e hapur deri më 31 korrik, autori ka pasqyruar projektin e zhvilluar në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren me titullin “Kosova kërkon miq dhe Spectrum Concerts Berlin” është pjesë e kësaj.
Në fotografitë e tij, Azali ka dokumentar kushtet e vështira në të cilat punohet në këtë shkollë por para së gjithash çastet e shpresës dhe të suksesit të të rinjve.
Projekti i përmendur është zhvilluar në vitin 2012 nga Frank Dodge, themelues dhe udhëheqës artistik i Spectrum Concers Berlin. Pej atëherë ai me kolegët e tij të muzikës ka udhëtuar rregullisht për në Prizren për të mbajtur kurse, për të ligjëruar dhe për të shfaqur koncerte të përbashkëta me nxënësit e shkollës “Lorenc Antoni”.
Ky bashkëpunim është zhvilluar edhe më tutje dhe kështu Spectrum Concerts Berlin është angazhuar në mbështetjen e shkollës së pe¨rmendur të muzikës. Kjo mbështetje është bërë në formë të donacioneve për fletore të notave, instrumente muzikore (violina, pjano, çembalo dhe flauta). Po ashtu ka siguruar edhe një bursë të vogël për të mbështetur studentët në studimet jashtë vendit.
Udhëtimi për në Kosovë i bërë në vitin 2013 është përcjellë nga Turquis Film&TV Production dhe në bashkëpunim me rbb nga ky aktivitet ka lindur filmi “Sehnsucht Musik”. Në tetor të vitit 2013 ky film është emetuar në televizion pë gjithë vendin.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra













