Të tjera
BE-ja paralajmëron masa ndaj Turqisë
Bashkimi Evropian është i vendosur të kufizojë kontaktet dhe fondet ndaj Ankarasë
Bashkimi Evropian është i vendosur të kufizojë kontaktet dhe fondet ndaj Ankarasë, si hakmarrje ndaj asaj që BE-ja e quan “shpime të paligjshme” të Turqisë për gaz dhe naftë jashtë Qipros.
Shpimet turke, BE-ja i sheh si ndërhyrje në zonën ekonomike ekskluzive të Qipros.
BE-ja është gati të shtojë më tej masat ndaj Turqisë, thuhet në deklaratën, të cilën e ka parë agjencia Reuters.
“Pavarësisht nga synimet tona për të mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë, pëshkallëzimi i vazhdueshëm i saj dhe sfidimi ndaj sovranitetit të shtetit tonë anëtar, Qipros, në mënyrë të pashmangshme do ta detyrojë BE-në të përgjigjet në solidaritet të plotë”, tha të mërkurën Donald Tusk, president në largim i Këshillit Evropian.
BE-ja kishte paraparë t’i jepte Turqisë 4.45 miliardë euro për të realizuar reforma politike dhe në fusha tjera, në mënyrë që të përgatitej për një anëtarësim të mundshëm në bllok.
Por, vitin e kaluar Brukseli tërhoqi 175 milionë euro në shenjë proteste ndaj asaj që shihte si përkeqësim të të drejtave të njeriut në Turqi.
BE-ja ka thënë se Ankaraja nën udhëheqjen e presidentit Reccep Tayyip Erdogan po largohet nga blloku evropian.
Por, ndërsa blloku ka nevojë për Turqinë, në çështje të tilla si siguria dhe migracioni, një diplomat i BE-së, i përfshirë në diskutimet e fundit, tha për Reuters se çdo sanksion i ardhshëm do të ishte i kufizuar.
“Mos prisni ndonjë sanksion të gjerë ekonomik”, theksoi ai.
Ankaraja të mërkurën kundërshtoi kritikat e Greqisë dhe BE-së se shpimet turke jashtë Qipros ishin të paligjshme.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit














