Zhvillim
Rriten investimet në Kosovë, Zvicra e dyta pas Turqisë
Shteti i cili ka realizuar pjesën më të madhe të investimeve në Kosovë është Turqia me 86.8 milionë euro, pasuar nga Zvicra me 41.7 milionë euro
Banka Qendrore e Republikës se Kosovës njofton për rritjen e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Kosovë për 13. 2 për qind në vitin 2013. Sipas raportit të BQK-së, në dhjetor të vitit të kaluar, IHD ka arritur në 258.9 milionë euro, ndërsa në vitin 2012 këto investime ishin 230 milionë euro.
Kjo rritje e investimeve është gjeneruar kryesisht nga fitimi i ri-investuar i kompanive që operojnë në Kosovë, i cili ka shënuar rritje prej 56.9 për qind, duke arritur vlerën prej 71.6 milionë eurosh.
Shteti i cili ka realizuar pjesën më të madhe të investimeve në Kosovë është Turqia me 86.8 milionë euro, pasuar nga Zvicra me 41.7 milionë euro, Gjermania është e treta me 21.7 milionë euro dhe Shqipëria me 20.5 milionë euro.
Rritja e investimeve ndërkombëtare konsiderohet lajm i mirë, por vlera e tyre është e vogël me nevojat që ka tregu dhe ekonomia e Kosovës, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Berim Ramosaj është profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ai thotë se me gjithë faktin se ri-investimet e kompanive ekzistuese janë të favorshme për tregun kosovar, ka faktorë të tjerë, të cilët pengojnë ardhjen e investitorëve të rinj që kapitalin e tyre ta shfrytëzojnë në Kosovë.
“Në mesin e faktorëve që pengojnë këtë proces pa dyshim janë faktorët e korrupsionit dhe pasiguria, si dhe barrierat burokratike tarifore dhe jo tarifore. E, kur shprehen në tregues analitik, del se investitorët ende presin shumë për kontrata, presin shumë për leje, projekte, të cilat janë të lidhura direkt me administratën shtetërore, si në nivelin lokal, po ashtu edhe atë qendror”, thotë Ramosaj për REL.
Në Kosovë, gjatë periudhës 2008 – 2011 investimet e huaja kanë mbajtur një nivel të ngjashëm prej mesatarisht 8.3 për qind të bruto Produktit të Brendshëm. Ndërkaq, në vitet 2010-2011 vlera e këtyre investimeve filloi të rritet përsëri, megjithëse me një ritëm të ngadalshëm.
Ndërkohë, trendi u përkeqësua dukshëm në vitin 2012 duke arritur në rreth 5 për qind të Bruto Produktit të Brendshëm.
Naim Gashi, profesor në Universitetin e Mitrovicës, konsideron se problemet politike, me të cilat është ballafaquar Kosova në vitet e fundit, sidomos problemet me pjesën veriore të Mitrovicës dhe përplasjet e brendshme politike, kanë dekurajuar investitorët e jashtëm për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë
“Një nga faktorët kryesorë dekurajues për investimet ndërkombëtar është funksionimi i rendit dhe ligjit. Ne nuk mund të pretendojmë të kemi investime të jashtme përderisa lëndët në gjykata presin nga dy e tre vjet. Pastaj, duhet bërë përmirësimi i infrastrukturës publike dhe shoqërore, përmirësimi i infrastrukturës hekurudhore dhe lehtësimi i kalimeve në pikat doganore të Kosovës”, vlerëson Gashi.
Sipas të dhënave zyrtare, struktura e IHD-ve, ishte kryesisht e përqendruar në sektorin e patundshmërisë me 35.4 për qind, ndërtimtari 15.1 për qind, transport dhe telekomunikacion 14.2 për qind si dhe sektorin e shërbimeve financiare 11.0 për qind.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran Lufta në Lindjen e Mesme do të çojë në një “rënie të moderuar” të qëndrimeve në... -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen -
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane -
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë













