Shkurt.ch
Shtetasit e BE-së të mbetur pa punë, pas 6 muajsh dëbohen nga Zvicra
Projektligji parasheh po ashtu që shtetasit e BE-së, të cilët vijnë në Zvicër për të kërkuar punë nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale
Shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian dhe me qëndrim në Zvicër, kur mbeten pa punë, në kushte të caktuara do të humbin të drejtën e qëndrimit në afat prej gjashtë muajsh e më shumë. Kjo varet nga statusi i qëndrimit të tyre në Zvicër. Këshlli Federal i Zvicrës propozon ndryshimin e Ligjit për të Huajt dhe për këtë qëllim e ka dërguar një projektligj në parlament për miratim.
Projektligji parasheh po ashtu që shtetasit e BE-së, të cilët vijnë në Zvicër për të kërkuar punë nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale. Rishikimi i ligjit ka kuptim vetëm sa kohë që është në fuqi Marrëveshja me BE-në për lëvizje të lirë, arsyeton Këshilli Federal.
Qeveria propozon një formë automatizmi të këmbimit të informatave lidhur me shfrytëzimin e ndihmave komplementare nga këta shtetas të huaj. Organi kompetent që ndan këto ndihma duhet të lajmërojë autoritetet për të huajt lidhur me pagesat që u bën këtyre shtetasve të huaj të papunë. Nga ana tjetër, autoritetet për të huaj detyrohen të informojnë organin që ndan ndihmat komplementare kur shtetasit e përmendur e hubn të drejtën e qëndrimit në Zvicër.
Këto ndryshime, Qeveria e Zvicrës i ka parashikuar edhe para se të mbahej referendumi i 9 shkurtit që kufizon të drejtat e qytetarëve të BE-së në Zvicër.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














