Kuriozitete
Protestojnë vrapuesit në garën e demave
Pjesëmarrësit e vrapimit me dema, kanë protestuar për herë të parë në histori të festivalit, duke u ankuar se demat janë zbutur dhe nuk janë agresivë si dikur.
Pak para se të niste festivali i Pamplonas, pjesëmarrësit ishin ulur në rrugë dhe kishin shprehur pakënaqësinë se demat janë stërvitur që të lëvizin në formë të organizuar.
Së paku shtatë persona janë dërguar në spital shkaku i lëndimeve të pësuara, por sivjet demat janë ushqyer me lëndë kimike që i qetësojnë dhe parandalojnë lëndimet e pjesëmarrësve të garës, transmeton albinfo.ch.
“Problemi më i madh është se demat janë shumë të stërvitur që të vrapojnë me një vijë. Ata vrapojnë në formë të një shigjete dhe nuk dalin nga grupi. Vrapuesit duan që demat ta thyejnë këtë grup dhe të çoroditen nëpër rrugë”, tha një pjesëmarrës i garës.
Në vrapim marrin pjesë disa dema. Një pjesë e tyre janë të shpejtë dhe ndihmojnë në kontrollin e grupit që ka edhe gjashtë dema agresivë.
Sidoqoftë, protestuesit pohuan se demat janë stërvitur që të vrapojnë më shpejt dhe të qëndrojnë në grup, ndërsa vrapuesit duan që gjatë vrapimit të dalin nga kontrolli shkaku i frikës se mund të goditen nga demat.
Vrapimi mbahet në një pistë prej 857 metrave, nëpër rrugët mesjetare të Pamplonas.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse