Shkurt.ch
Fluks në rritje i refugjatëve, shtohen kapacitetet për pranim
Zyra Federale për Migracion ka vendosur të shtojë kapacitetin e qendrës për pranim në Chiasso, ka deklaruar një zëdhënëse e kësaj zyre
Kapacitetet e Zvicrës për strehimin valës më të re të refugjatëve që po ia mësyjnë këtij vendi nuk janë të mjaftueshme. Informatat për shtimin e numrit të azilkërkuesve, kryesisht nga Siria dhe nga Eritrea, në qendrat për pranim kanë ngritur shkallën e shqetësimit të autoriteteve të këtushme.
Zyra Federale për Migracion ka vendosur të shtojë kapacitetin e qendrës për pranim në Chiasso, ka deklaruar një zëdhënëse e kësaj zyre për emisionin 10vor10.
Si masa plotësuese për rritjen e kapaciteteve janë hapur vendstrehime të reja në nivel federal në Losone dhe në Perreux të kantonit Neushatel. Në këto dy qendra pritet të strehohen rreth 300 refugjatë të rinj.
Ndaj situatës më të re kanë reaguar edhe kantonet. Kështu, kantoni i Bernës pritet që nga mesi muajit të hapë një qendër të re strehimi për azilkërkuesit në Riggisberg.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













