Kosova
Vullnetarët në Kosovë krijojnë “Libra me zë” për të verbërit
Me qëllim që të ndihmojnë në edukim personat e verbër dhe ata që kanë probleme me shikimin, OJQ Education Comes First me një grup vullnetarësh kanë ideuar platformën “Libra me zë”, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të këtij projekti, vullnetarët do të lexojnë dhe incizojnë libra, të cilat më pas do të publikohen në librameze.com, dhe nga aty do të mund t’i dëgjojnë personat e verbër apo ata që kanë vështirësi në të parët.
E për ta realizuar këtë synim, vullnetarët kanë zgjedhur platformën KosovaIdeas për ta promovuar këtë fushatë dhe për mbledhur fonde, meqë kosotja për prodhimin e “audio books” apo librave me zë kushton rreth 4000 euro.
“Një grup vullnetarësh të rinj të ndikuar shumë nga pamundësia e sistemit arsimor në Kosovë për të mbështetur barazinë në arsim, përkatësisht për këtë grup të margjinalizuar, kanë krijuar platformën librameze.com për të realizuar një botë pa pengesa në arsim, duke lexuar, regjistruar dhe plasuar librat në ueb në baza vullnetare”, thuhet në njoftimin e fushatës, përcjell albinfo.ch.
Përmes fushatës është bërë e ditur se platforma librameze.com do të përmbajë libra të ndryshëm edukativë, zbavitës, aventurë, komike etj.
Për realizimin e këtij projekti me karakter humanitar është llogaritur e nevojshme një shumë prej 4000 eurosh, që është paraparë të shpenzohet në këtë formë.
– Audio editimi i librave të incizuar;
– Marrja e të drejtës autoriale për libra;
– Avansimi i web platformës;
– Mbulimi i shpenzime të vullnetarëve;
– Zhvillimi i aplikacionit për smartphone.
Deri në momentin që po shkruajmë, këtë projekt e kanë mbështetut financiarisht shtatë persona, me gjithsej 80 euro. Për të mësuar më shumë apo për të kontribuar në këtë fushatë, klikoni në këtë vegëz.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” Sopranoja shqiptare do të interpretojë në Nju-Jork më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën dirigjimin... -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Friedberg, pranë Frankfurtit -
Sot u hap në Shkodër ekspozita me fotografitë e rralla të Eugène Pittard -
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrezikon mungesë karburanti për avionët para sezonit veror Rezervat e detyrueshme të kerosenit mjaftojnë vetëm për rreth 2.4 muaj, ndërsa mbyllja e ngushticës së... -
Qeveria zvicerane mbështet hapjen e dyqaneve të dielave deri në 12 herë në vit -
Zvicra mbetet prapa në luftën kundër duhanit, ndërsa disa vende forcojnë masat -
Tragjedi në Zvicër, humb jetën një qytetar nga Kosova -
Bazel: 21 milionë franga rritje pagash për punonjësit kantonalë, përfitojnë edhe policët













