Lajme
Kosova nuk siguron bukën as këtë vit
Nga rendimentet e grurit gjatë këtij viti nuk do të përmbushen nevojat e popullatës për ushqim
Përderisa zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konsiderojnë se deri në 80 për qind do të plotësohen nevojat e popullatës, përfaqësues të bujqve vlerësojnë se Kosova vetëm 30 për qind do të sigurojë bukën për këtë vit.
Nga Komisioni për monitorimin e fushatës se korrje-shirjeve për vitin 2014, në kuadër të Ministrisë se Bujqësisë, thuhet se në bazë të sipërfaqës së mbjell më grurë dhe rendimentet mesatare, shpresohet se Kosova deri në 80 për qind do të plotësojë nevojat e popullatës për ushqim.
Jusuf Cikaqi, kryetar i këtij komisioni bazohet në hektarët e mbjellur që janë rreth 85 mijë hektarë me grurë, kurse 90 mijë hektarë gjithsej me drithëra të bardha, do të thotë pjesa tjetër është më elb, tërshërë, thekër etj.
„Me një rendiment mesatar nëse kalkulohet rreth 4,000 kilogram për hektarë, atëherë del se Kosova i plotëson nevojat vendore me 75 deri 80 për qind”, thekson Cikaqi për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, përfaqësues të bujqve vlerësojnë se vetëm për 30 për qind të popullatës Kosova sivjet do t’i përmbush nevojat ushqimore nga rendimentet e grurit.
Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve, thotë se në Kosovë deri në 60 mijë hektarë janë të mbjellë me grurë, kurse për të mbuluar tregun vendor Kosova duhet të ketë të mbjella deri 170 hektarë sipërfaqe.
Ndërkaq, rendimentet mesatare sivjet kanë arritur 3,000 kilogram grurë për hektar, kurse sipas standardeve nevojiten 7,000 kilogram.
Kosova do të vazhdoj të varet nga importi i grurit që bëhet nga Serbia.
„Kosova furnizohet më grurë dhe miell ekskluzivisht nga Serbia”, thotë Tahiri për Radion Evropa e Lirë.
Sipas disa të dhënave të organizatave ndërkombëtare thuhet se nevojat konsumuese për kokë banori sillen 205 kilogram në vit.
Nëse Kosova eventualisht nuk arrin të sigurojë grurë të mjaftueshëm për sivjet, atëherë mund të rritet çmimi i bukës, për shkak të importit të prodhimeve të grurit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










