Autotech
Musk synon lidhjen e trurit me kompjuterin
Elon Musk e përshkroi planin si një “simbioze me inteligjencën artificiale”
Themeluesi i Teslas dhe Space X, Elon Musk ka bërë të ditur një plan tejet ambicioz të vetin, atë të lidhjes së trurit të njeriut direkt me kompjuterin, dhe kjo do të arrihet duke përdorur një cip të vogël fleksibël. Kjo ka bërë që të ketë shumë komente nëse vërtetë është e mundur kjo.
Musk e përshkroi planin si një “simbioze me inteligjencën artificiale”.
Miliarderi i njohur shtoi se, shpreson që një prototip i parë do të mund të vendoset tek njerëzit deri në fund të vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Neuralink, start up-I i themeluar nga miliarderi e i specializuar në neuroteknologji, propozon një sistem që do të jetë në gjendje të ndihmojë sidomos paraplegjikët e në të ardhmen, të përmirësojë komunikimin dhe të menduarit.
Çipi do ti lejojë trurit të hyjë në bashkëveprim me inteligjencën artificiale.
Sipas Musk, çipi do të ndihmojë jo vetëm ruajtjen, por edhe rritjen e kapacitetit të trurit.
Sipërmarrësi i famshëm e krijoi Neuralink me synimin që ti vendosë njerëzit në një nivel me kompjuterin, në mënyrë që ti kundërvihet perceptimit të përgjithshëm se inteligjenca artificiale mund të kthehet në një rrezik për ekzistencën tonë.
Ai shpjegoi se sistemi është duke u testuar tashmë tek majmunët, që kanë arritur të kontrollojnë kompjuterin duke përdorur trurin e tyre.
E-Diaspora
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë
Jeta në Zvicër
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër












