Autotech
Pas 20 vjetësh, gjysma e veturave në botë do të jenë elektrike
Gjithashtu duhet të ketë më shumë mundësi zgjedhje dhe çmime më të mira
Veturat elektrike ende janë një risi, por kjo nuk do të zgjasë edhe për shumë. Një ditë, veturat elektrike do të jenë vetëm vetura si pjesa tjetër aktuale.
“Neë Energy Finance” ka parashikuar se 20 vjet nga tani, më shumë se gjysma e veturave të reja të shitura do të jenë elektrike. Por ka akoma probleme që duhen zgjidhur që këto vetura të përhapen në tregun global.
Së pari, veturat elektrike do të duhet të bëjnë një distancë më të largët me vetëm një mbushje të plotë, dhe ata do të duhet të mbushen më shpejt.
Studiuesit thonë se një veturë elektrike do të mund të përshkruajë një distancë prej 300 milje brenda një periudhe 10 vjeçare nga 200 milje që përshkruajnë aktualisht. Gjithashtu edhe çmimi i baterive pritet të përgjysmohet gjatë kësaj periudhe, transmeton Scan.
Problem tjetër është ai i vendeve të mbushjes të cilat duhen vendosur në distanca të përshtatshme për drejtuesit e automjeteve elektrike, pa të cilat përdoruesit nuk mund të bëjnë udhëtime në distanca mbi normën e veturës, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu duhet të ketë më shumë mundësi zgjedhje dhe çmime më të mira. Aktualisht shumë kompani kanë nisur prodhimin e automjeteve elektrikë gjë që shmang ndërlikimet midis asaj që konsumatorët dëshirojnë dhe asaj që është në dispozicion.
Teksa shumë konkurrentë hyjnë në treg, shitjet e automjeteve elektrike do të rriten natyrshëm pasi konsumatorët kanë më shumë gjasa të gjejnë një makinë elektrike që i përshtatet nevojave dhe shijet e tyre bazë dhe gjithashtu kanë më shumë mundësi të blejnë një veturë më të lirë.
E-Diaspora
-
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? Studim i ri ngre pyetje mbi rolin e profesionistëve të kualifikuar jashtë vendit dhe mungesën e... -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














