Shkurt.ch
Rregullat e reja të doganës, problematike për shumicën
Shumë prej tyre kanë perceptimin se me të renë mund të fusin më shumë mallra se më parë, por në fakt kjo ka të bëjë vetëm me verërat
Rregullat e reja për doganimin e mallrave të blera jashtë vendit që kanë hyrë në fuqi nga fillimi i këtij muaji po u paraqesin probleme të theksuara banorëve të Zvicrës që sjellin mallra nga jashtë. “Ka shumë pyetje që u shtrohen njerëzve që kalojnë kufirin”, thotë Davide Bassi, zëdhënës i komandës së rojeve të kufirit, duke folur për zonën kufitare të jugut të Zvicrës. Shumë prej tyre kanë perceptimin se me të renë mund të fusin më shumë mallra se më parë, por në fakt kjo ka të bëjë vetëm me verërat, ka sqaruar ai.
Mallrat e sjella në Zvicër që kanë kushtuar nën 300 franga parimisht janë të liruara nga tatimi në vlerë të shtuar. Ndërkaq, detyrimi për pagesë të doganës qëndro për prodhimet e veçanta. Për shembull sasitë prej më shumë se 5 litra verë ose birrë, mbi 250 gramë duhan, një kilogram ajkë ose buter duhet të doganohen në mënyrë të veçantë.
Me rregullat e reja prodhimet e mishit, ku hyjnë sallami dhe të ngjashmet duhet të llogariten së bashku. Kanë të drejtë të futen deri një kilogram prodhime mishi pa doganim.
Edhe në zonën kufitare në lindje të Zvicrës është identifikuar një mosnjohje e ngjashme e rregullores së re. Por, siç thonë në dogana, mosnjohja e rregullave nuk i liron njerëzit nga dënimi.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













