E-Diaspora
“Të tjerët do të ishin dorëzuar” thotë trajneri për Kukelin
Burim Kukeli ka pësuar para një viti e gjysmë dy thyerje në pjesë të ndryshme të këmbës, është operuar tri herë dhe ndodhej para përfundimit të karrierës
Një periudhë e rëndë, me shumë lëndime, dhimbje, me tri operacione të vështira, duket se ka marrë fund për Kukelin. Burimi sërish është mirë me shëndet. Ai, pas një viti e gjysmë më në fund u bë sërish pjesë e lojës së FCZ. Kësaj here bëhej fjalë për derbin e klubit të tij, FC Zürich kundër rivalit lokal Grasshoppers (GC). FCZ e ka fituar ndeshjen dhe merita për këtë fitore k edhe Kukeli.
“Fakti se Kukeli i është kthyer lojës ka qenë lajmi më i bukur i kësaj dite”, shkruan gazeta Tages Anzeiger në raportin e saj të zgjeruar nga ndeshja derbi e Cyrihut.
“Lojtari kosovar ka pësuar para një viti e gjysmë dy thyerje në pjesë të ndryshme të këmbës, është operuar tri herë dhe ndodhej para përfundimit të karrierës. `Të tjerët do të dorëzoheshin`e lavdëron trajneri Meier lojtarin e tij të guximshëm”. Ndërsa vetë Burimi thotë: “Ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme vajtjesh që më ka kushtuar shumë me nerva. Por, aq sa ka qenë e rëndë mungesa, për aq më shumë gëzohem që sërish mund shijoj aromën e barit në fushë të futbollit”.
Në ndeshjen që FCZ e ka fituar me rezultatin 1:0, Kukeli ka luajtur gjithë ndeshjen. Në ekipin fitues, nga shqiptarët ka luajtur edhe Xhimshiti ndërsa për GC gjithë ndeshjen e ka luajtur Amir Abrashi.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












