Kosova
Prishtinë: Një person në gjendje të rëndë nga ethet e minjve, mjekët apelojnë për kujdes
Burim i infeksionit të sëmundjes janë minjtë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), përmes një komunikate, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes – ethet e minjve.
“Këtë vit, një rast i raportuar nga Klinika Infektive, është në gjendje të rëndë klinike”, thuhet në komunikatë, përcjellë albinfo.ch
Burimi i infeksionit të sëmundjes janë minjtë. Në organizmin e njeriut virusi hyn përmes tri mënyrave: traktit respirator, traktit tretës dhe përmes lëkurës, bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësor.
“Pakujdesia gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi të frutave të malit të palara mund të shkaktojë sëmundjen vdekjepruese”, thuhet më tutje në komunikatë.
Trajtimi i sëmundjes bëhet më sukses në rast të paraqitjes në kohë te mjeku.
“Në qoftë se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë, paraqiten komplikime, e që mund të shkaktojnë bllokimin e veshkave”, thuhet në komunikatën e IKSHPK.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














