Kultura
Filmi zviceran në DokuFest me një kritikë ndaj shoqërisë së “selfie”-zuar
filmi vjen si një kritikë ndaj shoqërisë së sotme, ku secili ka dëshirë për t’i shkrepur vazhdimisht fotografi vetes (selfie)
“Selfies” me regji të Claudius Gentinetta është shfaqur sot në Shtëpinë e Kulturës në kuadër të DokuFest-it, shkruan albinfo.ch.
Në vetëm katër minuta, filmi zhvillohet me një ritëm të shpejtë, ku shfaqen një mori ‘selfiesh’ të përpunuara, që i shfaqin njerëzit në momente të ndryshme të jetës.
Me një fjalë, filmi vjen si një kritikë ndaj shoqërisë së sotme, ku secili ka dëshirë për t’i shkrepur vazhdimisht fotografi vetes (selfie).
Gjatë shfaqjes së filmit nuk pati shumë të pranishëm, por rikujtojmë se ditët e DokuFest-it janë të mbushura me shfaqje filmash si dhe aktivitete të tjera, që shpesh qëllojnë të jenë në të njejtën kohë.
Trailerin e këtij filmi të metrazhit të shkurtër, mund ta shihni duke klikuar në këtë vegëz.
Në edicion, pritet të shfaqen mbi 280 filma, në mesin e të cilëve rreth 20 janë nga Zvicra ose bashkëpunim mes Zvicrës dhe shteteve tjera.
Traileri i filmit:
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














